Kosova

Stano: Raporti i Borrell në lidhje me masat ndaj Kosovës po finalizohet

Nga Gazeta 'Si' - Zëdhënësi i Bashkimit Europian, Peter Stano ka konfirmuar se raporti i përfaqësuesit të Lartë për Politikë të Jashtme, Josep Borrell në lidhje me heqjen e masave ndaj Kosovës është duke u finalizuar.

Në një konferencë për media, ai ka përsëritur që heqja e mundshme e masave do të ndodhë në bazë të një raporti të përgatitur nga Borrell, në lidhje me plotësimin e kërkesave nga ana e Kosovës për heqjen e tyre.

“Procedura në dhjetorin e kaluar ka qenë në konkluza, ka qenë shumë e qartë që Këshilli do ta diskutojë heqjen e mundshme të këtyre masave në bazë të zhvillimeve, në bazë të një raporti nga përfaqësuesi i Lartë në plotësimin e kërkesave të BE-së”, është shprehur ai.

Stano ka konfirmuar më tej që raporti është duke u finalizuar.

“Mund të konfirmoj, pa e diskutuar në publik, që raporti po finalizohet dhe do t’u dorëzohet shteteve anëtare.” – tha Stano tutje.

Ndryshe, tashmë po bëhen gati një vit prej vendosjet së masave ndëshkuese kundër Kosovës nga Bashkimi Europian. Liderët e shtetit vazhdimisht kanë bërë thirrje për heqjen e tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë