Drejtësia

Stani me drogë në Lezhë / Gjykata liron nga qelia Armando Ndrecën, vëllain e deputetit të PS

Gazeta Si - Armando Ndreca, vëllai i deputetit socialist Eduart Ndreca është liruar pas ndalimit të përkohshëm i akuzuar për kultivim të lëndëve narkotike.

Në këtë konkluzion ka dalë Gjykata e Lezhës, e cila vendosi masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, kërkese që u bë në seancë dhe nga prokurorja Irena Sufi.

Për Armando Ndrecën nuk ka prova që është përfshi në këtë veprimtari kriminale, ndërsa për dy personat e tjerë që u gjetën në stan u vendos masa arrest në burg.

Ai u arrestua si bashkëpunëtor i dyshuar bashkë me dy të tjerët, të cilët kishin kthyer një stan për kultivim kanabisi me llampa në Lezhë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë