Media Galeri

Stadiumi i Kavajës, tani talentin në fushë e tregojnë… delet

Një nga shkollat më të njohura të futbollit shqiptar, ajo e Kavajës, vuan sot më shumë se kurrë investimin në infrastrukturë, ndaj dhe “Besa” ka marrë shtëpi me “qira” në Luz për ndeshjet si pritëse. Sa e sa herë është premtuar rindërtimi apo rikonstruksioni i këtij stadiumi, nga ku kanë dalë emra të mëdhenj si Vogli, Teliti, Bajaziti, Rraklli, Lila, Cikalleshi e të tjerë…

Kjo foto tregon gjendjen e mjerueshme të stadiumit “Besa”, por të paktën kavajasit nuk e lënë të shkojë kot dhe ua kanë dhënë deleve kënaqësinë të shijojnë fushën e gjelbër.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë