Futboll

Stadiumi “Arena CR7”, Sportingu përgatit nderimin legjendar për Ronaldon

Kristiano Ronaldo është një nga futbollistët më të mirë të historisë me rekordet që ka vendosur dhe nivelin e lartë për më shumë se 15 vitet e fundit. Futbollisti portugez ka qenë më miri kudo ku ka shkelur. Gjithë karriera e tij filloi nga skuadra portugeze, e Sportingut të Lizbonës, e cila po përgatit edhe nderimin më të madh për të.

Stadiumi i kësaj skuadre, një nga më të mëdhenjtë në Portugali, pritet të mbajë emrin e Kristiano Ronaldos. Pas emrit të hotelit, statujës dhe disa rrugëve dhe shesheve, emri i Kristiano Ronaldos pritet të vendoset edhe në stadiumin e Sportingut. Idea është hedhur nga presidenti aktual i klubit që dëshiron të nderojë Ronaldon, si lojtari më i mirë të gjitha kohërave që ka veshur fanellën e këtij klubi, por edhe për të rritur përfitimet nga publiciteti që do të sillte një sigël si aj e “CR7”

Siç shkruan gazeta portugeze “O Jogo”, klubi i Sportingut është i gatshëm t’ia shesë Ronaldos dhe brendin të tij emrin e stadiumit, i cili aktualisht quhet, “José Alvalade”. Sipas gazetave në Portugali, idea është që Ronaldo të rikthehet në Portugli për të mbyllur karrierën e tij, pikisht aty ku nisi gjithçka në Lisbonë.

Stadiumi i cili aktualisht quhet “José Alvalade” mund të ndryshojë në disa variante, si; 'José Alvalade CR7', “Cr 7 Arena” “Cristiano Ronaldo Stadium” e shumë variante të tjerë. Sidoqoftë Ronaldo dëshiron një emër stadiumin e qytetit, ku ai nisi të luante futboll si profesionist. Ronaldo e ka filluar karrierën e tij te Sporting Lizbona në vitin 1997, para se të kalonte te Mancestrer Junajtid, ku do të njihte sukseset e mëdha. Më pas te Real Madrid arriti të fitonte çdo trofe të mundshëm individual dhe ekipor. Tashmë mbetet për t’u parë se kur do vendoset emri i CR7 në hyrje të stadiumin të Lizbonës dhe ndeshja e parë që do të luhet në këtë impiant.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë