Shendet

SST dhe sjelljet seksuale të lira, cilat janë sëmundjet më të shpeshta

Sjelljet seksuale të lira mes adoleshentëve kanë shtuar alarmin tek ekspertët e shëndetit publik përsa i takon përhapjes së sëmundjeve seksualisht të transmetueshme.

Për shkak të informacionit të mangët, ku risku ndaj marrëdhënieve të lira të pambrojtura lidhet vetëm me HIV, mjekët ekspertë thonë se SST janë sot rreziku më i madh që kërcënon shëndetin e të rinjve.

Shenjat apo simptomat mund të shfaqen disa ditë, javë apo ndonjëherë dhe vite më vonë, në varësi të organizmit.

Shpesh herë ato mund të qetësohen brenda disa javësh, edhe pa trajtim, por ato do të rikthehen më vonë duke dhënë komplikacione.

Sëmundjet seksualisht të transmetueshme shkaktohen nga:

• Bakterie (gonorrhea, syphilis, chlamydia)

• Parazite (trichomoniasis)

• Viruse (human papillomavirus, genital herpes, HIV)

Aktiviteti seksual luan një rol të rëndësishëm në përhapjen e tyre, por ekziston mundësia që disa sëmundje të përhapen dhe me rrugë joseksuale sikur: hepatiti A, B and C, shigella, cryptosporidium dhe Giardia lamblia.

Faktorët e riskut:

• Marrëdhenie seksuale të pambrojtura

Marrëdhënie seksuale me shumë partner: sa më shumë partnerë seksualë aq më tepër rriten mundësitë për të përfituar infeksione seksualisht të transmetueshëm.

• Semundje të mëparshme seksuale: një bartës i një infeksioni seksual është më i prirur për të përfituar sëmundje të tjera: psh nëse dikush është i infektuar nga herpes, sifiliz, gonorea apo klamidia, mund të fitojë lehtë dhe HIV, apo të riinfektohet nga partneri nëse ai nuk është i mjekuar.

• Përdorimi i alkolit dhe drogave: subsatanca të tilla duke frenuar gjykimin, kontrollin, përbëjnë rrisk për të patur marrëdhënie apo sjellje të rrezikshme

• Injeksionet: përdorimi i ageve të përdoruar mbart rrezikun per HIV, hepatit B, C.

• Marrëdhëniet në moshë të re

Në përgjithësi, sëmundje seksualisht të transmetueshme janë më të shpeshta në disa grupe të caktuara popullate: të rinj, burrat homoseksualë, komunitetet e vogla të pazhvilluara. Mendohet që partnerët seksualë janë pjesë e të njëjtit rrjet shoqëror, në moshë të përafërt, në vendodhje, apo në kolektive të përbashkët.

Depisitimi

Është kryerja e ekzaminimive për një sëmundje edhe nëse nuk ka asnjë shenjë apo simptomë. Kërkohet të bëhet në rastet e mëposhtme:

• Të gjithë: për të gjithë personat nga 13 deri 64 vjeç testimi për HIV, në gjak apo në pështymë.

• Gratë shtatzëna: u bëhet depistimi për HIV, hepatitis B, chlamydia dhe syphilis, që në vizitën e parë prenatale.

Ndërsa Gonorea dhe hepatitis C bëhet në gratë me risk të lartë

• Vajzat mbi 21 vjeç kryerja e Pap test për anomali të qafës së mitrës, ndryshimet inflamatore, prekanceroze të shkaktuara nga HPVs.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë