Shendet

Spitalet në Britani po rikthejnë masat për parandalimin e Covid-19

Spitalet në Britani po u kërkojnë pacientëve dhe njerëzve që të zbatojnë “masat paraprake” për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Shërbimi spitalor u ka kërkuar stafit, pacientëve dhe vizitorëve që të fillojnë të vendosin maskat për shkak të rritjes së rasteve të Covid dhe gripit.

Rastet kombëtare të Covid janë rritur 'dukshëm' gjatë javëve të fundit në Britani, e sidomos në Sheffield, ku dhe kanë filluar të merren masat e para.

Ekspertët gjithashtu rekomandojnë që pacientët dhe vizitorët të dezinfektojnë duart, të mbajnë distancën dhe të mos rrinë bashkë nëse kanë simptoma virale.

Masat që po fillojnë të zbatohen për të gjitha spitalet dhe qendrat e komunitetit të mbuluara nga Shërbimi shëndetësor kombëtar, u përshkruan si 'paraprake' dhe hynë në fuqi të premten.

Të dhënat zyrtare thonë se ka pasur një tendencë në rritje të personave që rezultojnë pozitivë për Covid që nga korriku.

Burimi: Daily Mail. Përshtati: Gazeta Si.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë