Irena Beqiraj

Spektakli politik procedurial!


Ndërsa SHBA edhe UK paraqiten në sallën e gjyqit si palë e tretë, avokatët e Deputetit nuk kërkojnë zëvendësimin e gjyqtares, edhe njëherazi nuk paraqiten në sallë.

Ky spektakël procedurial i cili po shikohet si luftë politike, më rezulton një bashkim politik, sepse ky spektakël procedurial jo vetëm është një mundësi për të mbajtur Ramën larg pozicionimit mbi çështjen por i ofron Rithemelimit një shije fitoreje për të cilën ka kaq shumë nevojë.

A mund të shprehej Rama pro heqjes së mandatit, nëse vendimi për kufizimin e lirisë së ish kryetarit të qeverisë do të shkonte në Kuvend? A mund të kryente Rama një vetëvrasje? 

Personi i dytë në Shqipëri që nuk do të donte që një ish kryetar qeverie të akuzohet për vendime e ligje kolegjiale është kryetari aktual i qeverisë. 

Por edhe kundërshtimi i heqjes së mandatit nuk ishte një opsion për maxhorancën. Pasi nëse do të binte si gjethe e zhubrosur vjeshte gjithë narrativa "të lëmë drejtësinë të bëj punën e vetë”.

E bashkë me të, përpjekja "gjigande" e maxhorancës për "drejtësi të pavarur" do të shkelej me këmbë publikisht, së pari në sy të partnerëve ndërkombëtarë.

Pra ky "gabim i rëndë procedurial" i ka siguruar Ramës mundësinë të mos vrasë veten edhe të mos shkelë qëndrimet parimore pro drejtësisë ku po sakrifikon gjithë bashkëpuntorët, por kurrsesi veten.

Ky spektakël procedurial i kthyer në kauzë politike për opozitën, ku avokatët i ndërmarrin hapat me deklarata në TV, por nuk i ndërmarrin ato zyrtarisht në gjykatë, është e vetmja mundësi që Rithemelimi të bëjë “luftën" e cila është paracaktuar të përfundojë me një shije fitore për Rithemelimin.

Ne u kënaqëm se demokracia fitoi! Rama nuk krijon precedent, Berisha del i vetmi që mund të përballet me Ramën!

Edhe pas disa vitesh që do të jemi prap në udhëkryq, do të vazhdojmë të ankohemi  "pse ndërkombëtarët vazhdojnë të mbështesin kryeministrat në detyrë që padyshim do të jenë të korruptuar", sepse ky stan këtë bulmet ka!


Copyright © Gazeta “Si”