Kosova

Specialja bastis banesën e ish-këshilltarit të Thaçit dhe të ish-shefit të SHISH të Kosovës (fotot)

Mëngjesin e së hënës, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kryer disa bastisje në banesën e Blerim Shalës, ish-këshilltarit të ish-kryeministrit Hashim Thaçi.

Rastin e ka konfirmuar për koha.net, avokati Artan Qerkini.

Ai ka thënë se bastisja ka qenë e shkurtër dhe se për shpalosjen e detajeve të tjera do të konsultohet gjatë ditës me Shalën, klientin e tij.

Lidhur me rastin, KOHA ka provuar ta kontaktojë edhe Zyra e Prokurorit të Specializuar, por deri në publikimin e artikullit nuk ka marrë përgjigje. Aktualisht bastisjet e Speciales janë duke vazhduar.

Ndërkohë raportohet se një tjetër bastisje ka ndodhur në shtepinë e ish-shefit të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Bashkim Smakaj.

Policia i ka bllokuar të dy hyrjet e rrugës “Agim Prodani” që çojnë për në shtëpinë e ish-shefit të AKI-së dhe ish-këshilltarit të ish-presidentit Thaçi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë