Media Galeri

Spanja preket nga temperatura të nxehta ekstreme

Shërbimi i motit i Spanjës thotë se një masë e ajrit të nxehtë nga Afrika e Veriut solli të dielën(12 qershor) valën e parë të madhe të të nxehtit të në këtë shtet, me temperatura që priten të arrijnë deri në 43 gradë Celsius.

Agjencia e motit “Aemet” tha se zonat më të nxehta do të jenë në Spanjën qendrore dhe jugperëndimore.

Vala e të nxehtit pritet të zgjasë të paktën deri të mërkurën, tha agjencia.

Meteorologët thanë se temperatura në Madrid mund të arrijë 38 gradë celsius, shumë mbi mesataren për fillim të qershorit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë