Ushqim

Spanja nuk do shesë më fruta dhe perime në plastikë

Duke filluar nga viti 2023, në Spanjë nuk do të shiten më të paketuara në ambalazhe plastike frutat dhe perimet.

Qëllimi është përgjysmimi i shitjes së shisheve plastike deri në vitin 2030 dhe përdorimi i materialeve 100% të riciklueshme.

Kjo është një nga masat në një dekret që po hartohet nga Ministria për Tranzicionin Ekologjik.

Një tjetër iniciativë me të cilën është angazhuar Ministria është përgatitja e masave për të inkurajuar blerjen e produkteve me shumicë dhe ujit jo në plastikë.

Ndalimi i paketimit të frutave dhe perimeve do të zbatohet për prodhimet me peshë nën 1.5 kilogramë, sipas legjislacionit të ngjashëm në Francë, ku do të hyjë në fuqi vitin e ardhshëm.

Grupet mjedisore në Spanjë dhe jashtë saj, përfshirë Greenpeace, kanë bërë fushatë prej vitesh për të ndaluar shitësit e ushqimeve të gjelbërta dhe supermarketet e mëdha që të mos mbështjellin prodhime të freskëta në shtresa plastike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë