Futboll

Spanja në majën e Europës edhe me brezin e të rinjve

Është Spanja kampionia e Europës për brezin e ri të talenteve. Iberikët fituan Kampionatin Europian në finalen përballë Gjermanisë. 2-1 u mbyll ndeshja e zhvilluar në stadiumin e Udines, duke i ngjitur spanjollët 21-vjeçarë për herë të katërt në fronin e futbollit europian.

Për ekipin e De la Fuente më të mirët në fushë ishin “yjet” që luajnë për Real Madrid dhe ekipet e tjera të mëdha të La Liga. Stili i lojës “tiki taka” duket se i shkon për shtat Spanjës në ekipin e madh, pasi 21-vjeçarët luanin shumë shpejt dhe me aksione nga krahët që shkonin deri në fundore. Dy golat për spanjollët u shënuan nga Ruiz dhe Ulmo, të cilët i kanë hapur portën vetes për një transferim të bujshëm në këtë merkato vere.

https://twitter.com/6ixSideCalcio/status/1145423458572087296

Edhe pse humbi, e njëjta gjë mund të thuhet edhe për Gjermaninë finaliste e cila ka në radhë e saj talente duke filluar nga Amiri, autor i një goli spektakolar në fund të finale, por që nuk ndikoi në rezultatin përfundimtar i cili pa gjermanët të largohen me medaljen e argjendtë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë