Këshilli i Lartë i Prokurorisë mori vendimin sot për transferimin e prokurorëve, duke krijuar kështu një riorganizim pasi në vend pritet të krijohet SPAK, Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion. Kjo strukture e re shkrin edhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Kreu i KLP-së, Gent Ibrahimi tha në mbledhje se më 19 dhjetor do të betohen 8 anëtarët SPAK. Për 16 prokurorët e mbetur u morr vendimi për t’i transferuar. Ish-kryeprokurorja Arta Marku dhe ish-kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela do të jenë përkohësisht në Tiranë. Ndërsa po i përkohshëm do të jetë edhe prokurori Anton Martini në Tiranë. Ai është ende në procesin e apelimit të Vettingut. KLP transferoi gjithsej 16 prokurorë në rrethe dhe në Tiranë
Transferohen në Prokurorinë e Shkallës së Pare Tiranë
Blerim Tominaj
Donika Prela
Besim Hajdarmataj
Doloreza Musabelliu
Elisabeta Imeraj
Manjola Kajan
Vladimir Mara
Sonila Muhametaj
Pranvera Pustina
Anton Martini
Prokuroria e Apelit në Tiranë transferohen
Artan Bajrami
Arta Marku
Prokuroria e Shkallës së Parë Shkodër
Perparim Kulluri
Prokuroria e Shkallës së Parë Korçë
Eugen Beci
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.