Drejtësia

SPAK bën rekurs në Gjykatën e Lartë për ish-ministrin Tahiri, kërkon dënimin dhe për trafik droge

Gazeta Si - Prokuroria e Posaçme nuk është dakord me dënimin 3.4 vite burg për ish-ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri, duke bërë rekurs që ai të vuajë 12 vite burg për të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij, përfshirë atë për grup kriminal dhe trafik të lëndëve narkotike.

Ish-ministri Saimir Tahiri u dënua me 3.4 vite burg nga Gjykata e Apelit për akuzën e shpërdorimit të detyrës, pasi  u provua lidhja e tij me kushërinjtë Moisi dhe Artan Habilaj, lidhje që më tej ka lehtësuar aktivitetin e grupit kriminal.

Pas një seance maratonë në 7 shkurt 2022, GJKKO e dënoi Saimir Tahirin me 5 vite burg për ‘Shpërdorim të detyrës’. Por me gjykim të shkurtuar dënimi ulet në 3 vite e 4 muaj burgim.

Tahiri u dënua vetëm për "Shpërdorim detyre" duke i ‘shpëtuar’ akuzave “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal".

Tahiri e nisi ‘betejën’ e tij me drejtësinë në vitin 2017, kur kishte 4 vite ministër i Brendshëm. Drejtësia shqiptare e shënjestroi, pasi autoritetet italiane goditën një grup të strukturuar kriminal në trafikun e marijuanës, që drejtohej nga vëllezërit Habilaj, të afërm të Tahirit. Aktualisht, ai po vuan dënimin në burgun e sigurisë së zakonshme në Fier.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë