Rend dhe Ligj

SPAK nis hetimet për inceneratorët në Tiranë, Elbasan dhe Fier

SPAK nis hetim për inceneratorët e Tiranës, Fierit dhe Elbasanit.

Hetimet që po i zhvillon prokurori Dritan Prenci mësohet se po zhvillohen për shkelje të barazisë në tendera.

Mësohet se janë çuar shkresa në disa institucione, si QKB dhe do merret edhe një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit. Pasi të mblidhet gjithë dokumentacioni, pritet që të nisë hetimi nga SPAK.

Më herët ka pasur një kallëzim nga Nisma Thurrje për inceneratorin e Fierit por mësohet se hetimi i SPAK do të shtrihet për të tre tenderat e inceneratorëve, pasi ngrihen dyshime se janë dhënë pa garë.


Copyright © Gazeta “Si”



Lajme të lidhura


Më Shumë