Dosje

SPAK çon për gjykim dosjen ndaj ‘të fortit’ të Myslym Shyrit

SPAK ka mbyllur dosjen dhe ka çuar për gjykim në Gjergji Cukalin dhe vëllezërit Ermond dhe Enver Jamaku që akuzohen për “vrasjes me paramendim” të mbetur në tentativë për atentatin me eksploziv ndaj Gjon Menës në ngjarjen e ndodhur në shkurt të vitit të kaluar në Kamëz. Prokuroria e Posaçme thotë se këta shtetas akuzohen edhe për grup të strukturuar kriminal.

SPAK akuzon Cukalin, 43-vjeç se është porositësi i atentatit ndaj 33-vjeçarit Gjon Mena, ndërsa vëllezërit Jamaku ishin ekzekutorët.

Më 9 shkurt, Gjon Menas i kishin vendosur lëndë eksplozive poshtë makinës së tij “BMË X5”. Lënda nuk ishte e lidhur me mjetin, por ishte vendosur në tokë, poshtë parakolpit të makinës. Si pasojë e shpërthimit të lëndës plasëse, e cila mendohet të ketë qenë më pak se 100 g, Mena ka marrë dëmtime të lehta në të dyja këmbët, pasi ka qenë në afërsi të makinës kur ndodhi shpërthimi.

Gjergj Cukali është një personazh mjaft i njohur në botën e krimit dhe në 2020 ishte shpallur subjekt i OFL. Në 2006 ai u dënua me burgim për pengmarrje.

Pasi kreu dënimin, u arrestua sërish në 2016-n me akuzën se drejtonte një rrjet të shpërndarjes së kokainës. Në atë kohë u proceduan penalisht 7 persona, ndërsa 9 të tjerë u arrestuan. Të arrestuarit ishin shtetas nga disa qytete të Shqipërisë, por edhe nga Kosova. Ndër ta kishte edhe të dënuar më herët për vepra të rënda penale.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin anëtarët e grupit dyshohet se shpërndanin lëndë narkotike kokainë në zona të ndryshme të Tiranës si “Myslym Shyri”, ish-Blloku, sheshi “Ëilson”, në rrugën “Ali Demi”, në zonën e Porcelanit dhe në rrugën e Elbasanit.

Gjergji Cukali, i njohur si “i forti i Myslym Shyrit”, kishte edhe një identitet tjetër me emrin Ergi Hoxha, që iu zbulua menjëherë pas arrestimit në vitin 2016.

Por, megjithëse akuzat ndaj tij ishin mjaft të rënda, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë caktoi në maj të 2017-s masën e sigurisë arrest shtëpie për të duke cituar arsye shëndetësore. Sipas vendimit të gjykatës, Cukali vuante nga astma bronkiale, që i shkaktonte kriza të shpeshta.

Por, një vit më vonë ai arrestohet, këtë herë për thyerje të masës së sigurisë. Ai është kapur në flagrancë larg banesës së tij, duke shkelur masën e sigurisë ‘arrest me burg’.

Në 2019-n, akuzat ndaj tij rëndohen edhe më tij, kur u arrestua për vrasje me paramendim. Prokurorët thanë se kanë prova të forta që vërtetojnë përfshirjen e tij në vrasjen e ish-efektivit të policisë Arben Bilali në ngjarjen e ndodhur më 30 janar 2019. Megjithatë, akuza e vrasjes me paramendim nuk ndodhet te dosja e ngritur nga SPAK.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë