Moti

Sot vranësira por ngrohtë

Presioni i lartë atmosferik po dominon Europën Qendrore duke u furnizuar me rryma ajri të ngrohta Subtropikale nga pjesa veriore e Afrikës të cilat do të sjellin temperatura të larta gjatë fundjavës në Shqipëri.

E Shtunë, data 18 Shkurt 2023

Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura në zonën perëndimore dhe bregdet ku nuk përjashtohet mundësia e reshjeve të izoluara. Kthjellime do të ketë më tepër në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 6 m/sek në bregdetin e Jonit. Valëzimi forcës 2 me lartësi vale 0.3 deri në 0.5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në mëngjes dhe rënie në mesditë në zonën perëndimore.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore     1/13°C
Zona e ulët         3/16°C
Zona bregdetare 9/15°C

Meteorologe : Rezarta Xhakollari


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë