Nga Gazeta ‘Si’-Vendi ynë do të jetë nën mbizotërimin e vranësirave të shpeshta dhe intervaleve të shkurtra me kthjellim ku më të theksuara vranësirat paraqiten në zonat veriore dhe jugore duke krijuar mundësi për reshje të pakta shiu.
Pjesa e dytë të ditës do të shtojë vranësirat në të gjithë vendin duke gjeneruar reshje shiu ku në ekstremin verior Gjatë natës i gjithë vendi do të dominohet nga vranësira dhe shira me intensitet të ulët.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 1°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 19°C vlera më e lartë përgjatë vijës bregdetare. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësinë mbi 50 km/h nga drejtimi Jugor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 4 ballë.
Fundjava
E shtuna do të sjellë zhvillim të vranësirave në të gjithë territorin, duke bërë që të kemi prezente reshjet e shiut dhe herë pas here si rrebeshe, ku më të dukshëm do jenë në zonat veriore dhe veri-perëndimore
Edhe ditën e dielë do të kemi reshje shiu. Herë pas here reshjet e shiut do jenë të shoqëruar me mini-stuhi ere. Do të kemi fuqizim të parametrave të erës, deri në 60 km/h.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.