Kombetarja

Sot testi me Estoninë, kuqezinjtë me skuadër krejtësisht të re

Gazeta Si - Nga dy ndeshje zyrtare, në miqësore. Kombëtarja luan sot në “Air Albania”, në orën 18:00, ndeshjen testuese me Estoninë. Interesimi është shumë i ulët pas paraqitjes së dobët në dy ndeshjet e fundit, ku Shqipëria mori vetëm 1 pikë.

Hysaj, Abrashi dhe Broja mund të jenë titullarët e vetëm që do të zbresin në fushë edhe në miqësoren me Estoninë. Pjesa më e madhe e lojtarëve të formacionit janë larguar pas humbjes me Izraelin.

Baneri i ndeshejs me Estoninë. Gazeta Si, 13 qershor 2022

Trajnerin Reja do që të shikojë lojtarët e rinj dhe ka menduar t’i aktivizojë në çdo repart. Në anën tjetër, pritet edhe një reagim nga ana e kuqezinjve pas atij zhgënjimi të madh ndaj Izraelit në Ligën e Kombeve.

Portën sot me Estoninë do ta mbrojë Gentian Selmani. Berisha është larguar, ndërsa Strakosha nuk u grumbullua fare. Në mbrojtje pritet të debutojë Adrian Bajrami, i cili do të formojë treshen me Mihajn dhe Hoxhallarin.

Hysaj kthehet në të djathtë, por sërish në mesfushë dhe jo në mbrojtje. Në krahun tjetër pritet të luajë Lenjani, ose i riu Haveri. Në qendër trajneri italian ka menduar të të futë Ramadanin, Çekiçin dhe njërin mes Abrashit dhe Çokajt, me të parin në avantazh.

Në sulm pritet që luajë një dyshe e re, e përbërë nga Broja dhe Vrioni. Forcë fizike dhe centimetra. Në stol do të jenë të gatshëm lojtarë, si Uzuni, Seferi dhe disa të rinj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë