Moti

Sot temperatura të ulëta, nesër sërish reshje shiu me stuhi

Dita e sotme ka nisur me mot të kthjellët për shkak të masave ajrore më të freskëta. Temperaturat kanë zbritur ndjeshëm në mëngjes, duke u luhatur nga 9 gradë celsius në veri deri në 14 gradë celsius në bregdet.

Gjatë orëve të ardhshme moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira në shtim ku do ketë edhe reshje të pakta përgjatë zonës perëndimore. Temperaturat maksimale do të jenë me rritje të lehtë, 19 gradë celsius në veri, 25 gradë celsius në bregdet. Ditën e hënë sërish vendi do të përfshihet nga një tjetër front i ftohtë, që në orët e para të mëngjesit do të kemi reshje shiu me stuhi dhe shkarkesa elektrike përgjatë zonës perëndimore, gradualisht gjatë ditës reshjet do të humbasin intensitet, por do të mbeten të pranishme. Era do të jetë me intensitet të lartë mbi 15 m/sek dhe dallgëzimi do të jetë 5-6 ballë. Temperaturat do të jenë me rënie.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë