Moti

Sot rrebeshe shiu e stuhi, por java nis me diell

Kushtet e paqëndrueshme atmosferike rikthehen në vendin tonë, ku gjatë paradites dhe deri në orët e pasdites Shqipëria mbizotërohet sot nga reshje shiu në të gjithë territorin. Herëpashere reshjet do të jenë edhe në formë rrebeshi.

Reshjet e shiut dhe stuhitë mbizotërojnë në zonën veri-perëndimore, ndërsa ka reshje bore në zonat malore. Era është me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 14-18 m/sek në bregdet. Valëzimi është i forcës 5 me lartësi vale 1,0 deri në 2,0 metër në det hapur. Temperaturat janë me rënie.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zona malore       7/11°C

Zona e ulët          10/15°C

Zona bregdetare  12/16°C

E hënë, 11 prill 2022:

Moti do të jetë me diell e vranësira në orët e mëngjesit në juglindje. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,0 deri në 2,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zona malore       -2/13°C

Zona e ulët          4/16°C

Zona bregdetare  7/16°C


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë