Moti

Sot reshje shiu në veri dhe qendër të vendit, temperatura më e lartë  37°C

Ndryshe nga fillim java me ditë të nxehta, sot vendi ynë do të ketë mot me alternime vranësirash dhe kthjellime.

Parashikohet të ketë reshje shiu kryesisht në veri dhe qendër të vendit.

Kjo situatë do të mbetet prezente deri në orët e mëngjesit më pas vranësirat do t’ua lënë vendin kthjellimeve.

Era do të fryjë nga perëndimi me shpejtësi mesatare deri në 8 m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare në momentin e zhvillimit të vranësirave fiton shpejtësi deri në 15 m/sek.

Valëzimi në det pritet të jetë i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat pritet të variojnë nga 20°C deri 33°C në zonat malore, 20°C deri 37°C në zonat e ulëta dhe 25°C deri 35°C në zonat bregdetare


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë