Sociale

Sot provimi i parë i Maturës Shtetërore, 10 nxënës në klasë dhe distancë 2 metër

Sot në mbarë vendin ka nisur sezoni i provimeve, ku maturantët do t’i nënshtrohen testit për Gjuhën e Huaj.

Rreth 31 mijë maturantë do të testojnë njohuritë e tyre në gjuhët e huaja. Testimi nis në orën 10:00 dhe zgjat për 2 orë.

Në një sallë do të jenë mesatarisht 10 maturantë, dhe bankat do të jenë në një distancë prej 1.5-2 metra. Maturantët janë pajisur me maska e doreza dhe nuk do të lejohen të hyjnë në shkollë pa to.

Nga sot deri më 18 qershor maturantët do u nënshtrohen 4 testeve: në lëndën e gjuhës së huaj, gjuhës shqipe dhe letërsisë, matematikës dhe lëndës me zgjedhje.

Duke marrë në konsideratë kushtet e zhvillimit të mësimit në periudhën e pandemisë, Ministria e Arsimit ka hartuar një rregullore të posaçme.

Ndërkohë më datë 11, maturantët do të japin provimin e Gjuhës Shqipe, ndërsa më datë 15 qershor provimin e Matematikës. Në fund të sezonit, më datë 18 maturantët japin provimin e lëndës me zgjedhje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë