Sociale

Sot nis vaksinimi i gazetarëve të terrenit dhe nesër i efektiveve të policisë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në një vizitë nga Qendra e Vaksinimit në Berat tha se sot do të nis vaksinimi për gazetarët në qytetin e Tiranës dhe më pas në qytetet e tjera.
Ministrja deklaroi gjithashtu se nga nesër  do të nisë vaksinimi i efektivëve të policisë.
Manastirliu shtoi se si pjesë e programit të vaksinimit është menduar që do të jenë edhe këto dy profesione, pasi kanë kontakte të shpeshta.
Ndërkaq, Manastirliu shpjegoi se kështu vijon procesi i kombinuar i vaksinimit.
Kryeministei Edi Rama më pas deklaroi se vaksinimi do të vijojë më punëtorët e shërbimit të hotelerisë dhe fasoneritë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë