Politike

Mblidhet Këshilli i Mandatave, PD kërkon nesër raportin për Ahmetajn, PS e shtyn të hënën

Kryetari i SPAK-ut Altin Dumani ishte sërish sot në mbledhjen e Këshillit të Mandateve për të dëgjuar palën mbrojtëse të deputetit Arben Ahmetaj ndaj të cilit është kërkuar heqja e imunitetit me qëllim arrestimin dhe kontrollin më pas të banesës.

Por Arben Ahmetaj nuk ndodhet në Tiranë dhe kaq mundën ta konfirmojnë edhe avokatët e tij mbrojtës në mbledhjen e Këshillitm por pa sqaruar më tej se ku ndodhet.

Të martën, gjatë mbledhjes së parë të Këshillit, deputeti i PD-së Gazment Bardhi pyeti kreun e SPAK për vendndodhjen e Ahmetajt, por nuk mori përgjigje.

Në fund të mbledhjes, Bardhi tha se mazhoranca po zvarrit çështjen duke i dhënë kohë Ahmetajt që të arratiset por edhe të zhdukë provat. Ndaj të merkurën mbasdite, në mbledhjen e dytë të Këshillit, Bardhi kërkoi që raporti për Ahmetajn të kalonte nesër (e enjte) në Kuvend. ndërsa PS kërkon të miratohet të hënën mbasdite

Këshilli i Mandateve duhet të dalë me një raport për t’i kërkuar më pas Kuvendit heqjen ose jo të imunitetit të Ahmetajt. Vetëm pas kësaj hallke vihet në lëvizje drejtësia. E ndërsa procesi shtyhet dhe seanca e të enjtes nuk ka ende në rend dite një procedurë të tillë, Arben Ahmetaj vijon të qëndrojë jashtë vendit në drejtim të paditur.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë