8 marsi është Dita Ndërkombëtare e Gruas dhe përkujton lëvizjet për të drejtat e grave në mbarë botën. Fillimisht kjo ditë i përcaktua nga Konferenca Ndërkombëtare e Gruas në 1910, ku gratë fituan të drejtën e votës në Rusinë Sovjetike. Në shumë vende të botës, 8 marsi kremtohet si festë kombëtare. Ndryshe nga vitet e tjera, në vendin tonë gratë sot kanë dalë në protestë dhe hera herës kanë postuar në rrjetet sociale për bashkimin e grave, duke kujtuar gratë e vrara nga burrat që në fillim të këtij viti. Me pankarta në duar gratë shqiptare shihen kudo në kryeqytet.
Kësaj radhe, në këtë 8 mars, gazetarja Zhaklin Lekatari ka vendosur të bëjë zhurmë jo me protesta dhe marshime, por me një nismë të ndërmarrë në rrjetet sociale. Ajo u bën thirrje të gjithëve të postojnë një foto ose një video në llogarinë e tyre me hashtagun përkatës #harramtaminenanes ose #harramqumshtinenes, për t’i dhënë zë dhe forcë të gjitha atyre grave që e kanë humbur. Gra që mbështesin gratë dhe burra që i duan gratë, nënat apo vajzat e tyre nuk nguruan të postojnë menjëherë fotot dhe videot me mesazhin inkurajues. Aktorë, këngëtare gazetarë apo dhe deputetë, të gjithë janë bërë bashkë për t’i thënë “Stop” këtij realiteti të dhimbshëm. Më poshtë do të gjeni personazhet të cilët deri tani janë bërë pjesë e kësaj thirrje.
Edhe në Prishtinë është mbajtur marshimi tradicional “Marshojmë S’festojmë” nën organizimin e “Rrjetit të Gruas”, që ka për qëllim ngritjen e vetëdijes për të drejtat e grave, barazisë gjinore, shoqërore dhe ekonomike. Me thirrjet “Po du me punu pa më ngacmu”, “S’du lule por du kontratë”, një numër i grave kanë marshuar nëpër qendër të kryeqytetit, në mesin e të cilave u bashkëngjitën edhe liderë institucionalë. Edhe amabasada amerikane në Prishtinë, ka shpërndarë një fotografi të grave deputete të legjislaturës së re në Parlamentin e Kosovës në krye me kryeparlamentaren Vjosa Osmani, duke theksuar se Kosova ka shumë gra që po punojnë për të bërë ndryshimin.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.










