Politike

Sot gjyqi në themel ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

Gjykata e Posaçme zhvillon sot në orën 11:00 seancën e parë të gjyqit në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta, ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi dhe tre të bashkëpandehurve.

Në këtë proces Meta e Kryemadhi do të përballen me akuzat e “korrupsionit”, “pastrimit të parave” dhe “fshehjes e mosdeklarimit të pasurisë”.

Ish-presidenti Meta ka lajmëruar se do të jetë i pranishëm në sallën e gjyqit.

Më herët ai ka ftuar edhe trupën e huaj diplomatike në Tiranë të jenë prezentë për të dëshmuar se si do të çmontojë akuzat e SPAK.

Kreu i Partisë së Lirisë i ka kërkuar GJKKO-së që seancat gjyqësore ndaj tij, të transmetohen live për mediat.

“Në respekt të qytetarëve, i drejtohem GJKKO me kërkesën publike për të garantuar transmetimin e drejtpërdrejtë të të gjithë këtij procesi, nga seanca e parë, dhe deri në fund”, shkruan Meta në një postim në rrjetet sociale.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë