Moti

Sot është dita e duhur për plazh

Ditën e sotme, e Premte 28 Gusht 2020 vendi yne do të jetë në ndikimin e zones me presion të lartë atmosferik i cili do të na garantojë mot me diell në të gjithë vendin. Meterologja e Gazetës "Si"ka treguar se temperaturat e mengjesit regjisturan 16 gradë në veri dhe 22 gradë në bregdet.

Ndërsa gjate ditës temperaturat do të rriten ndjeshem duke u luhatur nga 33 gradë në zonat malore deri në 37 gradë në zonat e uëta. Xhakollari thotë se ditën e shtunë vendi ynë do të vijojë të jetë në ifluencën e të nxehtit nga Afrika , moti do të jetë me diell.
Temperaturat do te vijojnë me rritje. Zona malore 16- 35 gradë celsius.
Zona qendrore 18-38 gradë celsius.
Zonat bregdetare 20-34 gradë celsius.
Era do të jetë e lehtë me drejtim Juglindje (SE) me shpejtësi 7 m/sek. Dallgëzimi do të jetë 2 deri 3 balle në det të hapur.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë