Moti i së dielës ka nisur fillimisht i kthjellët si dhe shtim vranësirash graduale deri në të dendura. Pas në orëve të mesditës, ka reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokale. Pas orëve të drekës dhe kryesisht ato të pasdites reshje shiu të vazhdueshme me intensitet mesatar dhe të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive kryesisht në veri e jug.
Kohëzgjatja e reshjeve intensive do të jetë kryesisht nga orët e drekës deri ato të pasdites. Më pas intensiteti i reshjeve bie dhe bëhen mesatare në të gjithë territorin. Borë në lartësitë mbi 1000m. Era do të fryjë me drejtim Juglindje – jugperëndim me shpejtësi 3-20m/s deri në orët e mesditës. Erë intensive parashikohet përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore.
Pas orëve të mesditës era humbet intensitet deri në 10-12m/sek. Valëzimi në dete, do të jetë i forcës 2-6 me lartësi vale 1.5-3.5m.
Reshjet parashikohet të vazhdojnë edhe gjatë ditës së hënë
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.