Moti

Sot (e diel) do të kemi diell, por temperaturat do të bien

Rymat ajrore të ftohta nga gjerësite veriore të Europës do të jenë të pranishme duke sjellë rënie të temperaturave sot në vendin tonë.

E Diel, data 29 Janar 2023

Moti do të jetë me kthjellime në perëndim dhe mjegull të ngrirë në verilindje dhe Juglindje. Era do të jetë me drejtim Veri-lindje me shpejtësi 8-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 -5 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore     -5/4°C
Zona e ulët         -3/12°C
Zona bregdetare 4/14°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë