Sociale

21 raste të reja sot (11 vetëm në Shkodër) Harta shtohet me Kurbinin

21 raste të reja me Covid-19 janë shënuar në 24 orët e fundit (deri të premten në mesditë) nga 253 persona të dyshuar që janë testuar. Nga rastet e reja 11 i përkasin Shkodrës, 4 raste në Tiranë, 4 raste në Krujë dhe hartës i shtohet Kurbini me 2 raste.
Deri në këto momente janë testuar 5080 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 539 raste.
Gjatë 24 orëve të fundit, 6 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 283. Referuar kurbës së epidemisë vijojmë me rritjen e numrit të rasteve të shëruara të cilat për disa ditë rresht kalojnë numrin e rasteve të infektuara.
Deri sot, 26 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.
Në shërbimin infektiv aktualisht janë 35 të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive.
Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar. 4 pacientë janë në reanimacion të intubuar, ndërsa 4 prej tyre janë në pavion.
Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 43 pacientë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

  • Tiranë 245 raste
  • Durrës 42 raste
  • Lushnje 6 raste
  • Elbasan 16 raste
  • Fier 35 raste
  • Kavajë 9 raste
  • Rrogozhinë 4 raste
  • Korçë 19 raste
  • Vlorë 5 raste
  • Shkodër 94 raste
  • Lezhë 14 raste
  • Berat 2 rast
  • Has 13 raste
  • Krujë 11 raste
  • Tropojë 4 raste
  • Pukë 5 raste
  • Mirditë 3 raste
  • Kukës 9 rast
  • Mallakastër 1 rast
  • Kurbin 2 raste

"Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit duhet të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, për të parandaluar transmetimin e COVID-19. Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40", tha Albana Fico, drejtoresha e ISHP.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë