Nga Gazeta ‘Si’- I dërguari i Bashkimit Europian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen, ka thënë se në dy ditët e fundit ka biseduar në Paris dhe Berlin për mënyrat se si mund të avancojë procesi i dialogut.
“Mirënjohës për mbështetjen e tyre të plotë për përpjekjet e mia”, ka thënë Sorensen përmes një postimi në X – dikur Twitter, teksa ka publikuar fotografi me zyrtarë të të dyja shteteve.
Spent the last two days in Paris 🇫🇷 and Berlin 🇩🇪. Had very good and substantive conversations about how to take the Dialogue forward. Grateful for their full support of my efforts. pic.twitter.com/LzGqCzJbDe
— EUSR for Belgrade-Pristina Dialogue (@EUSR_Dialogue) February 13, 2025
Deklarata e tij ka ardhur pasi kryediplomatja e Bashkimit Europian, Kaja Kallas ka thënë se ka dëgjuar kritika rreth formatit të deritashëm të dialogut mes dy vendeve dhe ka paralajmëruar që së bashku me Sorensenin do të analizojnë mundësi sesi mund të bëhet proces funksional.
“Sapo kemi emëruar një përfaqësues të posaçëm për dialog mes Beogradit dhe Prishtinës dhe unë do të ulem me të në mars, për të parë se si do të vazhdojmë. Unë vërtet dua të shikoj se si mund ta bëjmë këtë proces funksional. E kam adresuar këtë edhe me ministrin e Jashtëm të Serbisë. Dhe, ai më ka thënë se është i gatshëm vërtet të investojnë kohë në normalizimin”, tha Kallas.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.