Kosova

Osmani takon Sorensen: Do punojmë me aleatët që dialogu Kosovë-Serbi të përmbyllet me njohje të ndërsjellë

Nga Gazeta ‘Si’- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka takuar në Mynih përfaqësuesin e ri të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.

Osmani në një postim në Facebook shkruan se në takimin e saj të parë me Përfaqësuesin e ri të BE-së për Dialog, Peter Sørensen, diskutuan mbi zhvillimet e fundit në vend dhe pritshmëritë nga dialogu i Brukselit.

“Do të vazhdojmë të punojmë me aleatët tanë që ky proces të përmbyllet me njohje të ndërsjellë dhe mbrojtjen e sovranitetit, kushtetutshmërisë dhe integritetit territorial të Republikës sonë”, shkruan Osmani.

Ajo gjatë ditës në Mynih ka takuar edhe anëtarin e Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Zheljko Komshiq.

“Në Mynih, u takuam me anëtarin e Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Zheljko Komshiq.  Diskutuam për situatën e sigurisë në rajon, thellimin e bashkëpunimit tonë për të ardhmen euro-atlantike të shteteve tona dhe rëndësinë që Kosova dhe Bosnje e Hercegovina të përparojnë tutje në këtë rrugëtim”, tha e para e shtetit të Kosovës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë