Kombetarja

Sokol Cikalleshi, lojtari më i mirë i javës në Turqi

Sulmuesi kryesor i Kombëtares, Sokol Cikalleshi, jo vetëm që është përzgjedhur në formacionin më të mirë të javës në kampionatin turk, por edhe është vlerësuar si lojtari më i mirë i këtij formacioni.

Formacioni më i mirë i javës në Turqi. Gazeta Si, 22 shkurt 2021

Futbollisti kavajas është vlerësuar në notën 8.6, që është edhe nota më e lartë mes 11-shes më të mirë të javës që kaloi. Një vlerësim ky që vjen pas 2 golave që Cikalleshi realizoi në përmbysjen e madhe të Koniasporit në fushën e Matatjasporit, nga 2-0, në 2-3. Sulmuesi kuqezi shënoi 2 gola me kokë për 4 minuta në fundin e ndeshjes, duke u bërë “heroi” i skuadrës së tij.

Koniaspori mban vendin e 12-të në elitën e futbollit turk, me 30 pikë të grumbulluara pas 24 ndeshjesh. Pa dyshim që Cikalleshi është ndër pikat më të forta të kësaj skuadre, ashtu si dhe në Kombëtare, ku nën drejtimin e trajnerit Edi Reja ai ka qenë protagonist me gola për Shqipërinë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë