Futboll

Sokol Cikalleshi lë Turqinë pas 7 vitesh, kalon në Arabi

Gazeta Si – Sulmuesi i Kombëtares, Sokol Cikalleshi, ka firmosur në Arabinë Saudite. Ai është larguar nga futbolli turk pas 7 vitesh.

Kavajasi 32-vjeçar ka kaluar në formë huazimi nga Koniaspori tek Al Khalej, skuadër e nivelit elitar në Arabinë Saudite. Eksperienca e futbollistit shqiptar pritet t’i shërbejë kësaj skuadre për të arritur objektivat sezonalë.

Sokol Cikalleshi me fanellën e Kombëtares. Gazeta Si, 22 gusht 2022

Prej vitesh Sokol Cikalleshi ka qenë protagonist në Turqi, ku ka luajtur për disa skuadra dhe është shquar si goleador. Përveç Turqisë, sulmuesi kuqezi ka luajtur edhe në Kroaci dhe në Kore.

Cikalleshi po ashtu është ende lojtar i rëndësishëm për Kombëtaren. Trajneri Reja e ka pasur atë pikë referimi në sulmin kuqezi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë