Komunitet

“Skunk” droga skizofrene që udhëton përmes Shqipërisë

Përdorimi i Bonzai mes adoleshentëve, një lloj droge sintetike ka njohur rënie, por një tjetër drogë e re, e quajtur “Skunk” po zëvendëson “Bonzai” dhe policia turke ka filluar të ndërmarri operacione ndaj shpërndarësve të drogës dhe grupeve që merren me trafikun e saj.

Turqia është duke u përballur me një luftë ndaj drogëz. Skunk, një lloj kanabisi i modifikuar gjenetikisht, ka filluar të përdoret mes përdoruesve të drogës në Turqi dhe gjithashtu popullariteti i kësaj droge është duke u rritur në të gjithë botën.

Kjo drogë e re e ka marrë emrin nga aromë e saj e fortë që ka dhe gjatë 5 viteve të fundit është duke u përdorur masivisht nga të rinjtë.

Policia e anti- drogës ka filluar operacione të shumta për sa i përket kësaj lloje të re droge duke arrestuara shpërndrës por edhe duke goditur grupet që merren me prodhimin e kësaj droge.

Droga Bonzai ka njohur një rënie prej 80%, por përdorimi i Skunk po njeh një rritje të madhe, pasi është duke u parë nga të rinjtë si një zëvendësues i Bonzai.

Vetëm në Stamboll, policia ka sekuestruar 3.9 ton të kësaj droge të re dhe ka arresutar 114 shpërndarës në 17 muaj.

Bonzai është një drogë e cila prodhohet nga bashkimi i rreth 50 kimikateve, ku përfshihen edhe helmet e minjëve dhe pesticidet. Kjo drogë është e lirë në kosto dhe pas përdorimit i bën njerëzit të humbin llogjikën dhe në shumë raste ekspertët i përkshkruajnë  si “njerëzit zombie”.

Skunk nuk ka një efekt të tillë, por specialistët paralajmërojnë se përdorimi i kësaj droge mund të çojë në skizofreni dhe mund të coj në vuajtjen e shumë sëmundjeve të tjera mendore.

Skunk fillimisht u konfiskua nga autoritetet turke gjatë një operacioni 5 vite më parë dhe u rikthye në vëmendjen e mediave pas kapjes së kreut shqiptar të një bande e cila trafikonte 1.1 ton Skunk, duke përdorur varka luksoze.  Met Kanani ose “Met Shqiptari” u kap së bashku me disa pjestarë të një bande shqiptare gjatë marsit të kaluar duke transportuar 1.1 ton Skunk nga Mugala drejt Stambollit. Autoritetet turke kanë bërë të ditur se banda ka trafikuar drogë në Mugla, një qytet në detin Mesdhe. Trafikimi i drogës bëhej nga Shqipëria. Autoritetet shprehen se Shqipëria është një nga pikat kryesore të trafikut të kësaj droge në Turqi.

Skunk, sipas ekspertëve është një drogë më e rrezikshme se kanabisi standard. Kjo lloj droge besohet se është zhvilluar në SHBA dhe më pas është çuar në Holandë. Skunk mund të rritet edhe në ambjente të mbyllura, duke përdorur drita artificiale dhe dhoma me temperaturë të kontrolluar.

Profesori Onur Noyan, një psikiatër i specializuar në varësinë ndaj drogës, thotë se Skunk dhe drogëra të ngjashme janë hedhur në treg si një opsion i “sigurt” krahasuar me llojet e tjera të drogërave.

“Nuk ka rëndësi nëse është organike apo sintetike. Dëmton shëndetin tuaj. Skunk është një drog në fund të fundit dhe të çoj një hap më afër skizofrenisë. Ndikon në zhvillimin e një personi. Brenda 5 ose 6 muajve të parë të përdorimit, përdoruesit fillojë të tregojnë shenjë skizofrenie”, shprehet professor Noyan.

Si një vend transit për trafikantët e drogës mes Azisë dhe Europës, Turqia është duke kërkuar për një politikë e cila do të çoj në uljen  e përdorimit të drogës. Në vitin 2014 qeveria filloi një aksion për tu përballur me abuzimin me drogërat dhe trafikimin e tyre.

Ky plan kundër drogës mbulon të gjitha aspektet kundër abuzimit me narkotikët, përfshirë ndërgjegjësimin e të rinjëve për rrezikun që këto drogëra kanë, si dhe hapësirat për trajtimin e personave të varuar. Gjithashtu edhe krijimin e një njësie policore të quajtur “Narco Teams”, të specializuar në luftën kundër drogës, të cilat patrullojnë lagjet ku shitja e lëndëve narkotike janë të përqëndruara.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë