Makina

Skoda sjell së shpejti dy modele elektrike

Skoda do të sjellë së shpejti makinat elektrike. Në “pokerin” e markave të grupit Volkswagen, ajo ishte e vetmja që mungonte në apel, ndërkohë që e ka mbushur këtë hendek me një debutim të dyfishtë, duke zgjedhur që prezantimin ta bëjë në kampionatin botëror të hokejit.

Kjo është një sfidë e vështirë, e shënuar nga lindja e një nënmarke të quajtur “iV”, e cila do të jetë në treg në fillim të viti 2020 në dy modele të reja, “Superb” të rinovuar dhe “Citigo” i testuar tashmë. “Vitin e ardhshëm do të prezantojmë modelin e parë të bazuar në platformën elektrike të grupit MEB, që do të jetë me shumë mundësi ‘Vision iV’ ndërsa brenda vitit 2022 synojmë të ofrojmë një gamë prej gati 20 versionesh me motorë elektrik.

"Kjo është një etapë zhvillimi e detyrueshme falë ‘Strategjisë 2025", thekson Christian Stube, anëtar i Bordit për zhvillimin teknik në këtë kompani. Investimi i fundit i Skodës shkon në shifrat e dy miliardë eurove. Falë vizionit të ri, “Citigo” do të transformohet në modelin e parë me emetime zero në historinë e firmës prodhuese nga Republika Çeke


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë