Futboll

Skënderbeu trondit Starovën, Telushi nderon Partizanin

Një fitore të befasishme ka arritur Skënderbeu në javën e dytë të Superiores në stadiumin e Laçit, ku e ka pasur të vështirë edhe në kohët e tij të arta për të dalë triumfues. Laçi kaloi i pari në avantazh me sulmuesin afrikan Nuabueze, por në pjesën e dytë erdhi përmbysja e madhe e korçarëve me dy gola spektakolarë të Dejvi Bregut dhe Oto Xhon. Ndeshja u mbyll 1-2 dhe kjo është një goditje e rëndë për trajnerin Sulejman Starova, i cili ka folur për titull para nisjes së kampionatit, por pas 2 javësh skuadra e tij ka 0 pikë. Skënderbeu kryeson me 6 pikë në 2 ndeshje.

Një gol i Bruno Telushit i ka dhënë Partizanit fitoren e parë në kampionat. Vlonjati realizoi me kokë në pjesën e parë dhe festoi me tifozët e pranishëm në stadiumin e qytetit jugor sipas mënyrës së tij, si ushtar. Skuadra e trajnerit Franko Lerda kishte gjithçka nën kontroll në Gjirokastër dhe diferenca me Luftëtarin ishte e madhe, por vuajti për ta mbyllur ndeshjen më parë. Sulmuesi Braun humbi disa raste të pastra në zonën e Luftëtarit. Gjithsesi, është një fitore e rëndësishme për kampionët, të cilët vinin pas humbjes me Kukësin në javën e parë.

Partizani feston golin e Telushit. Gazeta Si, 28 gusht 2019

Në ndeshjen tjetër që u luajt në orën 16:00, Bylisi dhe Vllaznia barazuan pa gola. Ballshiotët kanë marrë kështu pikën e parë, kurse shkodranët ngjiten në kuotën e 4 pikëve, pas fitores me Laçin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë