Futboll

Skënderbeu thërret tifozët në stadium si ndihmë për futbollistin 17-vjeçar

E kemi thënë shumë herë që futbolli shpesh shkon përtej një gare sportive. Është klubi i Skënderbeut që e provon edhe një herë këtë gjë. Klubi korçar është solidarizuar me një futbollist të ekipeve zinxhir të saj, i cili është diagnostikuar me një sëmundje të rëndë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, klubi i Skënderbeut ka bërë me dije se të gjitha të ardhurat nga biletat e ndeshjes së ardhshme me Tiranën do të shkojnë për kurimin e futbollistit 17-vjeçar, Dorian Tahirllari. I riu që aktivizohet me Skënderbeu U-17 është diagnostikuar me Tumor në rruazat kurrizore dhe në stomak.

https://www.facebook.com/kfskenderbeu.al/photos/a.514189058618820/2084276154943428/?type=3&theater

Si një ndihmë për familjen e futbollistit të ri klubi korçar ka vendosur që t’i bëjë thirrje të gjithë tifozëve korçar që të mbushin stadium për ndeshjen e së premtes. Kjo nuk është hera e parë që klubi i Skënderbeut angazhohet në fushata humanitare apo në ndihmë të personave në nevojë. Përballja e Skënderbeut me Tiranën starton javën e 23-të të Superligës. Ndeshja do të fillojë prej orës 18:00 dhe të gjithë tifozët që nuk do mund të udhëtojnë drejt qytetit juglindor mund ta ndjekin atë përmes platformës Digitalb në kanalin Supersport 3.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë