Kosova

Skandali, BE përdor harta ku Kosova është ende pjesë e Serbisë

I dërguari i Bashkimit Europian për dialogun Prishtinë-Beograd Miroslav Lajčák është përfshirë në një skandal diplomatik, kur në hartën e vendosur në zyrën e tij Kosova ishte pjesë e Serbisë. Harta ndezi një stuhi kritikash nga shqiptarët e Kosovës dhe më tej dhe u përdor gjërësisht për propagandë nga mediat serbe, të cilat shkruanin se BE nuk do ta njohë kurrë Kosovës.

Lajčák u mbrojt duke thënë se qëllimi i tij i fundit nuk ishte që të përcaktonte Kosovën si pjesë të Serbisë, por pavarësisht kësaj nuk e ka hequr hartën nga zyra.

Problemet filluan pasi Lajčák publikoi në Twitter një fotografi në fillim të këtij muaji të tij duke marrë pjesë në një video konferencë, përpara një harte që dukej se vendoste Kosovën brenda kufijve ndërkombëtarë të Serbisë. Lajčák përdori të njëjtën sfond për një intervistë tre javë më vonë, duke bërë që përfaqësuesit e Kosovës në Bruksel ta quanin përdorimin e hartës një gafë të pandjeshme.

Shumë komentues e akuzuan Lajčák  se në mënyrë indirekte po ndihmonte Serbinë për të bllokuar Kosovën në rrugën e saj drejt anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare. Duke qënë se pesë vende anëtarët e saj nuk e njohim pavarësinë, përfshirë edhe vendit e Lajčák, Sllovakinë, BE si një e tërë nuk merr një pozicion mbi statusin e Kosovës, por harta pas të dërguarit për dialogun interpretua nga shqiptarët e Kosovës si një reflektim i qëndrimit të Beogradit.

"Hartat kanë rëndësi!”, shkroi Ministrja e jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj,  në Twitter duke shtuar se i kishte dërguar atij një "hartë të saktë" me korrier diplomatik. Ajo tha se Lajčák  po tregohej "krejtësisht joprofesional".

Një zëdhënës i shërbimit diplomatik të BE fillimisht u përpoq të anashkalonte çështjen, duke pretenduar se harta ishte "neutrale" dhe duke u thënë gazetarëve "të përqendrohen në çështje reale që ndihmojnë për të çuar përpara dialogun ... në vend që të përpiqen të krijojnë histori të rreme". I dërguari për dialogun publikoi një foto të hartës nga afër, duke treguar se kishte nje vijë ndarëse midis dy vendeve, por vija nuk ishte shënuar si kufi kombëtar, si në rastin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për shembull.

https://twitter.com/MiroslavLajcak/status/1364987385990242308

Por kjo rriti më shumë zemërimin ndaj Lajčák. Kritikët theksuan se vija midis Kosovës dhe Serbisë dukej se ishte më e hollë se ajo e përdorur për kufijtë ndërkombëtarë.

Episodi befasoi analistët pasi Lajčák, një ish-ministër i jashtëm i Sllovakisë, ka përvojë të thellë me Ballkanin. Disa vëzhgues gjithashtu menduan se ai mund të ishte treguar më delikat për këtë çështje, për shkak të historisë së vendit të tij.

“Harta e bukur ajo që keni vendosur në zyrë. Më lejonin t’ju pyes, a është Sllovakia ende pjesë e Çekosllovaki? ”e pyeste zyrtarin europian një përdorues i Twitter.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë