Kosova

Skadon afati për Presidentin e ri, Kosova në zgjedhje të parakohshme

Gazeta Si – Deputetët e Kuvendit të Kosovës dështuan që të zgjedhin presidentin e ri të Kosovës brenda afatit kushtetues, duke bërë që Kuvendi të shpërndahet dhe zgjedhjet mbahen brenda 45 ditësh.

Dy kandidatet për presidente të propozuara nga LVV, Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha, nuk u votuan në mungesë të kuorumit, pasi opozita refuzoi pjesëmarrjen në seancë

LVV-ja ka thënë se ka bërë përpjekje për të arritur një zgjidhje për presidentin, por ofertat janë refuzuar nga opozita.

Partitë opozitare, ndërkaq, kanë kërkuar marrëveshje për presidentin, duke kundërshtuar idenë që LVV-ja t’i ketë tre pozitat: Qeverinë, Kuvendin dhe Presidencën.

Kryeministri Albin Kurti tha se opozita nuk po bashkëpunon për ta zgjedhur presidentin e vendit.

Ai tha se opozita mund të ketë fytyra të reja, por se zanatin e ka të vjetër.

“Opozita nuk po bashkëpunon me Vetëvendosjen. Opozita i ka disa fytyra të reja, por zanatin e ka të vjetër. Feride Rushiti është një emër që e nderon Kosovën, sepse është lidere e shoqërisë civile, që është lavdëruar dhe nga deputetët e PDK-së, LDK-së a partite e tjera”, tha Kurti.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë