Nga Gazeta ‘SI’ – Drejtoria e Tatimeve ka publikuar planin e monitorimit të subjekteve turistike, me qëllim shmangien e evazionit fiskal.
Tatimet theksojnë se pjesë e bizneseve nën vëzhgim nuk janë vetëm hotelet e restorantet, por edhe agjencitë turistike dhe ato të makinave me qira bashkë me mjetet e transportit ujor.
Administrata do të kryejë kontrolle javore të qarkullimit të subjekteve mbi bazë faturash dhe deklaratash tatimore. Sjellje me risk, sipas Tatimeve, janë ato deklarime me rënie të madhe nga periudha e mëparshme, deklarimet zero dhe vonesat e vazhdueshme në deklarim.
Po ashtu do të kryhet monitorimi javor i faturave të fiskalizuara për subjektet që kanë dhe hapësirë plazhi/pishine nëse përfshijnë në faturë zërat si “akomodim”, “çadër”, “shezllon”, etj., në krahasim me kapacitetet e deklaruara në popullatë.
Subjekt monitorimi do të jenë edhe banesat e nxjerra në Booking, AirBNB nëse çmimet përputhen me të dhënat në fiskalizim.
Drejtoria Tatimore shpreh se ka edhe subjekte aktive që nuk janë certifikuar si struktura akomoduese dhe aplikojnë TVSH-në e reduktuar 6%.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.