Futboll

S’ka nevojë për VAR, trajneri urdhëron lojtarin e tij të tregojë se shënoi me dorë

Gazeta Si - Tension i madh në fushë dhe më pas "fair play" gjatë ndeshjes së Ligës së Konferencës mes Karabagut dhe Olimpikut të Marsejës. Një gjest për t’u përshëndetur ai i trajnerit të azerëve, Gurbanov.

Në minutën e 37-të, Ibrahima Vaxhi shënoi golin e barazimit për vendësit, duke devijuar topin para portierit, por me dorë. Një gol 'alla Maradona'. Arbitri nuk pa asgjë dhe e konsideroi të vlefshëm golin, duke tërbuar lojtarët e Olimpikut të Marsejës, të cilët i kërkuan shpjegime, duke qenë se në Ligën e Konferencës nuk ka VAR.

Në ato momente është zgjidhur gjithçka, falë ndërhyrjes së lojtarëve dhe trajnerit të Karabagut, Gurbanov. Ishte ky i fundit që e urdhëroi sulmuesin e tij t’i tregonte të vërtetën arbitrit dhe më pas goli u anulua për prekje me dorë. Nëse ndodh gjithmonë kështu, futbolli nuk ka nevojë për teknologjinë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë