Politike

S’ka paqe politike, PD çon Xhaçkën në SPAK

Partia Demokratike njoftoi sonte në mbrëmje se nesër do të paraqesë një kallëzim penal në SPAK ndaj ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka. Më herët, Enkekejd Alibeaj përmes një konference për shtyp tha se, “një kompani u shpall fituese për tregimin e ushqimeve, në kundërshtim me ligjin, nga ministria e Mbrojtjes”.  

“Ky tender i realizuar me urgjencë në këtë kohë krize, ku është shpallur fituese pa garë, një kompani kompjuterash, është një aferë e pastër korruptive dhe klienteliste, për shkak se: 1. Kompania që Edi Rama dhe Olta Xhaçka kanë parapërzgjedhur t’i japin plot 1.5 milion euro nuk ka asnjë eksperiencë në tregtimin e produkteve ushqimore… 2. E njoftuar parapakisht për hapjen e këtij tenderi, në datë 19 Mars 2020, pra vetëm 6 ditë para se të shpallej fituese e tenderit për ushqime nga Ministria e Mbrojtjes, kompania “Eurovia” shpk, dega Shqipëri, ka modifikuar objektin e aktivitetit të saj, duke shtuar edhe tregtimin në produktet ushqimore…”, - thuhet në njoftimin për shtyp të PD-së

Sipas PD-së, “në tenderin e Ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka rezulton e provuar kryerja e tre veprave penale: “Shpërdorimi i detyrës”; “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendor”. PD shpërndau për mediat edhe disa dokumente të tenderit të zhvilluar


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë