Ekonomi

S’ka kërkesë, bie nafta

Çmimet e naftës kanë rënë sot pas 3 ditëve ngritjeje.  Kërkesa ka pësuar rënie si rrjedhojë e ndalimeve të lëvizjeve e shtetrrethimeve. WTI (West Texas Intermediate) e Papërpunuar ka rënë me 3.43% momentalisht nga dje e shënon çmimin USD 23.65 për fuçi.  Ndërsa Brent e Papërpunuar ka rënë me 0.57 % nga dje dhe shënon çmimin USD 29.83 për fuçi. Si WTI ashtu edhe Brent përdoren si tregues kryesorë mbi çmimin e naftës në botë.

Ndërkohë furnizimi i naftës vazhdon të mos ndërpritet si pasojë e mosdakortësimit midis OPEC dhe prodhuesve të tjerë të mëdhenj rusë. Kjo sigurisht që ka dhënë efekt në këtë rënie të çmimeve.

Ndërkohë kjo ulje e naftës në botë është reflektuar dhe në tregjet shqiptare.

Në fotot e mëposhtme mund të gjeni çmimet e naftës, benzinës, dhe gazit ne disa prej pikave të karburanteve në Shqipëri sot.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë