Sociale

Situatë alarmante/ Katër të vdekur në 24 ore, numër rekord infektimesh: 130 të prekur!

Janë katër qytetarë që kanë ndërruar jetë për shkak të Covid-19, dy qytetarë nga Tirana, të dy 85 vjeç, një 79 vjeçare nga Mirdita dhe një 81 vjeçare nga Shkodra, me sëmundje bashkëshoqëruese, ndërkohë po në 24 orët e fundit janë konfirmuar pozitive 130 persona. Një tjetër rekord negativ sa i përket shifrave të Covid- 19.
Eugena Tomini nga ISHP, bën me dije në përditësimin e autoriteteve shëndetësore këtë të martë se situata në vendin tonë është serioze dhe se shifrat po tregojnë agravim të saj.
“Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 116 pacientë te konfirmuar pozitiv ku 23 paciente janë në terapi intensive, 7 prej të cilëve janë pacientë të intubuar. Ju lutemi, tregoni kujdes në ambientet e punës, aty ku ofrohen shërbime dhe në çdo ambient publik, për të respektuar masat e higjienës, distancës fizike. Respektimi i distancës, vendosja e maskës, higjiena vetjake dhe kolektive janë mënyrat e vetme për të frenuar përhapjen e COVID19. Në rast se dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe keni shenja të sëmundjes, të telefononi menjëherë Urgjencën Kombëtare në numrin 127 ose në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për t’u lidhur me mjekun tuaj të familjes,” u shpreh më tej Tomini.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1404
Durrës 302
Shkodër 231
Fier 103
Vlorë 94
Lezhë 87
Korçë 82
Kukës 74
Elbasan 54
Berat 33
Dibër 31
Gjirokastër 25


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë