Politike

Situata në veri të Kosovës, Begaj: Palët të lënë mënjanë mëritë, të zbatojnë marrëveshjet

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ndodhet për një vizitë zyrtare në Azerbajxhan ku foli edhe për situatën në veri të Kosovës.

Begaj tha se dialogu është shumë i rëndësishëm.

“Edhe në Rajonin e Ballkanit Perëndimor, dialogu është shumë i rëndësishëm, që ta shohim njëri tjetrin jo përmes mërive të së djeshmes, por mendësive të së ardhmes. Stabiliteti rajonal është shumë i rëndësishëm, Kosova dhe Serbia janë palë dialoguese për zgjidhjen e çdo mos-marrëveshje dhe të ndërtimit të një fryme të re bashkëpunimi mes njëri tjetrit. Respektimi i marrëdhënieve të dakordësuara nga palët si mes tyre dhe në forumet ndërkombëtare duhet të jetë pikë orientimi drejt paqes së qëndrueshme. Prosperiteti dhe jo konflikti duhet të jenë busulla e orientimit të mbarëvajtjes bilaterale dhe rajonale. Sa më shpejt të ndodhë diçka e tillë, aq më dobiprurëse do të jetë për popujt tanë” tha Begaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë