Ngjarje

Situata e zjarreve në vend / 2 vatra aktive në Delvinë dhe në Lurë (video)

Nga Gazeta ‘SI’ – Nëntë vatra zjarri janë raportuar në vend gjatë 24 orëve të fundit, teksa momentalisht vetëm 2 janë aktive.

Ministria e Mbrojtjes deklaron se një nga vatrat aktive është në fshatin Kakodhiq të bashkisë Delvinë dhe se po punohet për izolimin e vatrës.Në vendngjarje po operojnë forcat zjarrfikëse të bashkisë Delvinë dhe efektivë të Forcave të Armatosura.

Po ashtu vijon puna për izolimin e vatrës së zjarrit pranë liqeneve të Lurës, në fshatin Gurë – Lurë të bashkisë Dibër, vazhdim i zjarrit të rënë në një sipërfaqe me pisha. Në terren po operojnë efektivët zjarrfikës të bashkisë Dibër, forca nga Administrata e Zonave të Mbrojtura, Shërbimi Pyjor e forca bashkiake si dhe 50 efektivë nga Forcat e Armatosura.

MM bën apel për kujdes nga banorët e zonës si edhe rikujton se zjarrvënia dënohet rëndë nga ligji shqiptar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë