Futboll

Siti tenton përmbysjen, Liverpuli me mision drejt Portos

Pas rezultateve spektakolare të së martës në Champions League, e njëjta gjë pritet edhe në ndeshjet e kësaj të mërkure. Do të jenë dy ndeshje të forta, ku është e vështirë të parashikohet rezultati final. Liverpuli udhëton drejt Portos me mision për të përsëritur sezonin e shkuar, ku shkoi deri në finale. Ndërsa sfida tjetër mes Mançester Sitit dhe Portos pritet të jetë më e zjarrtë se kurrë, pasi të dyja kërkojnë që të presin biletën për në fazën tjetër.

during the Premier League match between Manchester City and Tottenham Hotspur at Etihad Stadium on December 16, 2017 in Manchester, England.

Guradiola me Mançesterin e tij është në garë për t’i fituar të gjitha trofetë. Por për t’ia dalë mbanë këtë sezon i duhet të kapërcejnë një pengesë shumë të fortë të quajtur, Totenham. Spërs fituan në përballjen e parë në stadiumin e tyre, por në transfertë pritet të jetë një histori krejt ndryshe. Siti do të tentojë përmbysjen, duke dëshiruar të përfitojë edhe nga mungesa e kapitenit Kejn për londinezët.

Sakaq përballja tjetër duket si një “Deja vu” për Liverpulin e Klop. Me Porton “The reds” fituan në ndeshjen e parë dhe të njëjtën gjë do të tentojnë edhe në “O Dragao”. Vitin e shkuar pasi eliminuan Porton, djemtë e Klop shkuan deri në finale, ndërsa këtë sezon pritet të jetë më e vështirë, pasi në gjysmëfinale i pret Barcelona. Të dyja ndeshja do të luhen duke filluar prej orës 21:00.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë