Futboll

Siti merr kupën e tretë, Guardiola rekordmen

Mançester Siti e fitoi kupën e tretë të këtij sezoni me një rezultat të thellë 6-0 me Derbin dhe kjo gjë pritej. “Qytetarët” nuk pritej të kishin probleme në këtë finale përballë një ekipi më shumë se sa modest. Një formacion 5 herë më i shtrenjtë nuk mund ta diskutonte fitoren, por për mediet britanike fitorja e djeshme e Sitit është parë në një tjetër këndvështrim.

Në plan të parë ka dalë edhe një herë trajneri spanjoll, Pep Guardiola. Tekniku ka marrë vlerësimet maksimale për mentalitetin fitues që ka ngjizur te një ekip si Mançester Siti që deri para 10 vitesh ishte një klub normal në Premier Ligë. Hera e parë që Siti fiton “tripletën”, por për Guardiolën ky është një triumf që përsëritet. Kupa e Ligës, Kampionati FA Cup ishte një sukses që për herë të fundit e kishte arritur Mançesteri Junajtid i Fergusonit dhe në anën blu të qytetit kanë filluar të ëndërrojnë se mund t’i thyejë rekordet e lavdishme të vendosura ndër vite nga “the devils”.

Guradiola duke festuar me ndihmesin e tij pas fitores ne finale 6-0

Dështimi i Ligën e Kampionëve la një shije shumë të hidhur tek të gjithë, më shumë edhe për mënyrën se si erdhi. Totenhami që në kampionat nuk kishte shfaqur shumë probleme, në Europë i shkaktoi një eliminim shumë të hidhur, por kjo “triplet” mund të shikohet si ngushëllim. Një sukses të tillë, duke fituar të gjitha kupat e rëndësishme sezonale kombëtare, Guardiola e kishte arritur edhe me Barcelonën në Spanjë dhe Bajernin në Gjermani. Viti ardhshëm me shumë siguri do të jetë i gjithi me një objektiv të vetëm për “qytetarët” të fitojnë për herë të parë trofeun e Ligës së Kampionëve.

Dita e djeshme përveç lotëve të gëzimit, ka pasur edhe momente trishtimi për tifozët. Shkaku ka qenë një nga legjendat e këtij ekipi në 10 vitet e fundit, si Vinsent Kompani. Kapiteni i “bluve” ka lajmëruar largimin nga Siti përmes një postimi në rrjetet sociale. Mbrojtësi belg shkruan se nuk do e harrojë kurrë eksperiencën e tij dhe se për të ardhmen do njoftojë shumë shpejt në të ardhmem.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë