Futboll

Siti i frikshëm, shkatërron Çelsin 6-0

7 fitore një humbje dhe 20 gola të shënuar në tetë ndeshje janë shifra të frikshme të Mançester Sitit që duket i vendosur për të mbrojtur titullin kampion. “Qytetarët” kanë mposhtur me rrezultatin e thellë 6-0 Çelsin në shtëpinë e tyre në ndeshjen kryesore të javës së 27-të në Premier Ligë.

Një ndeshje që pritej të ishte e fortë dhe dyluftuar ka rezultuar një formalitet shumë i thjeshtë për ekipin e Pep Guardiolës që bëhet gati me humorin e duhur për rifillimin e Ligës së Kampionëve. Protagonist absolut edhe këtë herë për kampionët në fuqi të Anglisë ishte Serxhio Aguerro me tripletën e radhës, të dytën për këtë vit. Siparin e golave e hapi Sterling që në minutën e 4, për t’i hapur rrugën dy golave mjaft të bukur të sulmuesit argjentinas.

Me golin e Gyndogan pjesa e parë u mbyll 4-0 dhe që aty londinezët u dorëzuan totalisht në këtë përballje. Por në pjesën e dytë Mançesteri tregoi sërish uri, duke vijuar të sulmojë. Do të vinin edhe dy gola të tjera nga Aguerro dhe Stërling që vulosen këtë fitore historike për blutë e Mançesterit. Tashmë ekipi i Guardiolës rrit presionin te Liverpuli, duke shkuar në kuotë të njëjtë pikësh edhe pse me një ndeshje më shumë. Ndërsa për Çeslin situata bëhet akoma dhe më e vështirë pasi rrezikon shumë pjesëmarrjen mes 4 më të mirë të Premier Ligës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë